SPAK bën lëvizjen surprizë, konfirmon procedimin penal për abuzimet me fondet IPARD II

SPAK bën lëvizjen surprizë, konfirmon procedimin penal për abuzimet me fondet IPARD II

Prokuroria e Posaçme në përgjigjet e tij të përmuajshme ka konfirmuar procedimin penal në lidhje me abuzimet me fondet e IPARD II. SPAK shkruan se çështja është në fazën e hetimeve paraprake dhe nuk mund të japë informacione të mëtejshme. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme”, sqaron SPAK.