Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
2.4 miliardë lekë për rrugët, Qeveria shpall projektet që do të ndryshojnë trafikun në vend
Ndryshimet në buxhetin 2025, përmes Aktit Normativ të qeverisë, akordojnë 2.4 mld lekë shtesë për avancimin e projekteve të ndryshme rrugore. Më konkretisht, këto para’ do të ndahen për 4 projekte me performancë të mirë që do të vazhdojnë edhe pas vitit 2026. I pari është ndërtimi i rrugës lidhëse Tiranë–Elbasan me korridorin VIII, një ndërhyrje që pritet t’i japë zgjidhje trafikut që krijohet në hyrje-daljet e autostradës Tiranë – Elbasan. Projekti synon ndërtimin e një segementi që nis pa mbërritur te rrethrrotullimi i Bradasheshit, duke bërë lidhjen e autostradës me korridorin VIII, në afërsi të ish-Metalurgjikut. Autoritetet kanë deklaruar se synimi është që ky segment të jetë gati për qarkullimin e automjeteve verën e vitit që vjen. Lidhur me korridorin VIII, Akti Normativ parashikon...