Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“O Sali mashtruesi”/ Berisha e akuzoi se ishte arratisur, reagon Doshi: Jam në mes të Tiranës…
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Sali Berishës, i cili hodhi dyshime se është arratisur. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tom Doshi publikon edhe një foto, ndërsa i drejtohet liderit të PD, duke e quajtur atë “mashtrues”. Kreu i PSD, thekson se “ndodhet në mes të Tiranës, duke pirë kafe mes miqsh e jo mes paranojash. “O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti”, shkruan Tom Doshi.