Berisha tha se është arratisur, Tom Doshi i përgjigjet me puro në dorë: O Sali mashtruesi, ja ku jam…

Berisha tha se është arratisur, Tom Doshi i përgjigjet me puro në dorë: O Sali mashtruesi, ja ku jam…

tom doshi TIRANË- Kreu i PSD-së Tom Doshi ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, se është arratisur nga vendi, pasi SPAK ka lëshuar urdhërarresti ndaj tij. Në një status të postuar në rrjetet sociale, që disa orë më pas është fshirë, Berisha pretendonte se Doshi ishte arratisur nga Shqipëria, pasi kishte marrë informacion për një masë sigurie që Prokuroria e Posaçme kishte vendosur ndaj tij. Ndërkohë që në reagimin e tij, Doshi shkruan se është me miqtë e tij në zemër të Tiranës, duke konsumuar kafe i pashqetësuar nga paranojat. Ai e konsideron Berishën një mashtrues, që prej 20 vitesh hedh baltë kundër tij. Tom Doshi: O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes...