Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dash Sula: Nuk mund të pres duke qarë pas derës së Berishës. Unë e kam pas idhull, por sot e mëshiroj…
Ish-deputeti i PD Dashnor Sula tha se do ta pranonte një funksion që do t’i përshtatej habitatit të tij në shtetin shqiptar, duke theksuar se “nuk mund të presë duke qarë pas derës së Berishës”. Duke komentuar rastin e Zheni Gjergjit, Sula theksoi se ajo nuk ka marrë atë që meritonte, dhe ka munguar meritokracia në PD. Po ashtu Sula vuri në dukje PD po shkon drejt rrudhjes duke u kthyer në shtojcë të pushtetit dhe duke bërë biznese me pushtetin. “S’mund të thuash kryengritje, por ka zëra, tendenca… Poshtë vlon. Por ata që duhet ta përçojnë zërin e tyre duhet të jenë figura të larta të PD, gjë që s’ndodh. Situata është e vështirë dhe opozita është në depresion të madh, për shkak të...