Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Nations League për vajza / Shqipëria përballet sonte me Qipron
Shqipëria e vajzave do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij viti. Skuadra kuqezi do të përballet me Qipron në stadiumin “Antonis Papadopoulos”, duke filluar nga ora 18:00. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt dhe falas në FSHF TV, në platformën “Klani im”, duke i dhënë mundësinë të gjithë tifozëve shqiptarë të ndjekin vajzat kuqezi në këtë përballje të rëndësishme. Kjo është ndeshja e parë ndaj Qipros, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet më 28 tetor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”. Këto dy ndeshje do të përcaktojnë të ardhmen e Shqipërisë së vajzave në Nations League, nëse skuadra do të vijojë të jetë pjesë e Ligës B apo do të zbresë në Ligën C....