Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Pezullimi i monopatinave, ministrja Koçiu ende pa një datë për rikthimin, mbledh ekspertët
mbledhja ne ministri TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka organizuar këtë të premte, më 24 tetor, një tryezë diskutimi me të gjitha institucionet kryesore që luajnë rol në sigurinë rrugore. Takimi u fokusua në hartimin e kuadrit ligjor që do të rregullojë përdorimin e monopatinave elektrike, të cilat prej dy javësh janë ndaluar për të qarkulluar në vendin tonë. Pas takimit, ministrja Koçiu bëri një postim në rrjetet sociale, ku theksoi se pezullimi i lëvizjes me monopatina ishte një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një rregulloreje të qartë dhe të detajuar. “Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një...