Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Diskutohet hartimi i kuadrit ligjor për monopatinat/ Koçiu mbledh institucionet për sigurinë rrugore
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka organizuar këtë të premte, më 24 tetor, një tryezë diskutimi me të gjitha institucionet kryesore që luajnë rol në sigurinë rrugore. Takimi u fokusua në hartimin e kuadrit ligjor që do të rregullojë përdorimin e monopatinave elektrike. Pas takimit, ministrja Koçiu bëri një postim në rrjetet sociale, ku theksoi se pezullimi i lëvizjes me monopatina ishte një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një rregulloreje të qartë dhe të detajuar. “Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre. Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus...