Bie në prangat e policisë 51-vjeçari/ Plagosi me mjet prerës një person

Bie në prangat e policisë 51-vjeçari/ Plagosi me mjet prerës një person

Plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. I arrestuari, me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale. Sekuestrohet thika e dyshuar e përdorur për plagosjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dje, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi R. L., 51 vjeç. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me...