Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Irlanda voton mes dy grave për presidencën e ardhshme, sondazhet parashikojnë fitoren për…
Votuesit në Irlandë i janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur presidenten e re të vendit, pasi gara ështe mes dy grave. Sondazhet e fundit parashikojnë një fitore të qartë për kandidaten e pavarur të majtë, Catherine Connolly. Sipas sondazhit të publikuar të enjten i jep Connolly-t 40% të mbështetjes, përballë 25% të rivales së saj kryesore, ish-ministres së kabinetit Heather Humphreys. Pas rishikimit të të pavendosurve, Connolly pritet të marrë rreth 55% të votave, kundrejt 35% të Humphreys. Në moshën 68-vjeçare, Connolly shihet si favorite për të pasuar presidentin aktual Michael D. Higgins, i cili po përfundon mandatin e tij të dytë, dhe për t’u bërë presidentja e 10-të në historinë e Irlandës. Megjithatë, gjysma e votuesve kanë deklaruar se nuk ndihen...