Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vrasja e shqiptares në Kanada e paralajmëruar? Ish-partneri me precedentë, në 2023 qëlloi me armë drejt shtëpisë së saj
Anthony Deschepper-savannah kulla KANADA- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasje e 29-vjeçares, Savannah Kulla, nga ish-partneri i saj Anthony Deschepper. Mediat kanadaze kanë zbuluar se autori është një emër i njohur për autoritetet. Autori i ngjarjes Anthony Deschepper kishte qenë më parë në një lidhje me Savannah. “Ata ishin ndarë prej disa muajsh dhe kishin një vajzë njëvjeçare, e cila ndodhej në vendngjarje në momentin e incidentit”, tha kryetari i bashkisë së Bramptonit, Patrick Broën, gjatë një konference për shtyp të enjten pasdite. Deschepper, 38 vjeç, vdiq pas një përplasje me policinë në Niagara Falls më 22 tetor. Ai po përballej gjithashtu me akuza për mbajtjen e armëve të zjarrit që datonin nga shtatori 2023, “ku viktimë ishte Savannah Kulla”, shtoi Broën. Savannah...