Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Janë marrë në konsideratë zërat ndryshe”/Nënkryetari Boçi: Në vitin 2026 PD hyn në zgjedhje
I ftuar në emisionin Off the Record me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Luçiano Boçi u shpreh se Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhje të brendshme në vitin 2026. Ai theksoi se në 2026-n përmbushen mandatet katër vjeçare të drejtimit të Partisë Demokratike dhe kalon gjithë lidershipi në zgjedhje dhe gjithë strukturat, përfshira dhe Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. “Gjithmonë janë respektuar, janë marrë në konsideratë edhe zërat ndryshe. Gjin Gjoni ka kërkuar të ketë një organizim më të mirë, një atashim më të madh të deputetëve në zonat e tyre. Ai niset nga vetja. PD duhet të ndryshojë qasjen me publikun, të ndërtojë një marrëdhënie të re me qytetarin. Në këtë aspekt, propozimi i Gjonit është i vlefshëm, po ashtu siç janë edhe të tjerët. Ndërsa ajo e Xhaferrit është keqinterpretuar. Në vitin 2026 mbarojnë...