Vrasja e shqiptares në Kanada, ngjarje e paralajmëruar. Autori me precedent penal, në 2023 qëlloi me armë drejt shtëpisë së Savannah Kullës

Vrasja e shqiptares në Kanada, ngjarje e paralajmëruar. Autori me precedent penal, në 2023 qëlloi me armë drejt shtëpisë së Savannah Kullës

Mediat kanadeze raportojnë detaje të tjera nga vrasja e 29-vjeçares me origjinë shqiptare, Savannah Kulla. Autori i ngjarjes Anthony Deschepper kishte qenë më parë në një lidhje me Savannah. “Ata ishin ndarë prej disa muajsh dhe kishin një vajzë njëvjeçare, e cila ndodhej në vendngjarje në momentin e incidentit”, tha kryetari i bashkisë së Bramptonit, Patrick Brown, gjatë një konference për shtyp të enjten pasdite. Deschepper, 38 vjeç, vdiq pas një përplasje me policinë në Niagara Falls më 22 tetor. Ai po përballej gjithashtu me akuza për mbajtjen e armëve të zjarrit që datonin nga shtatori 2023, “ku viktimë ishte Savannah Kulla”, shtoi Brown. Dokumentet gjyqësore të siguruara nga CTV News Toronto konfirmojnë se dy vite më parë Deschepper “kishte qëlluar me armë zjarri duke...