Kombëtarja e femrave përballë Qipros, objektiv të mbetet në Ligën B

Kombëtarja e femrave përballë Qipros, objektiv të mbetet në Ligën B

Futbolli i femrave po njeh progres në Shqipëri. Në emisionin televiziv që jepet në FSHF TV, u prezantua edhe puna e Kombëtares së vajzave me trajner Armir Grimën. Në fakt, ekipi është grumbulluar prej ditësh, është stërvitur dhe është gati të zbresë në fushë për të bërë më të mirën me objektiv kapen e vendit të dytë në grup, një objektiv që shihet i mundur nga vetë stafi dhe vajzat. Pra, Kombëtarja e do të zhvillojë dy ndeshje vendimtare ndaj Qipros, me synimin për të ruajtur vendin në Ligën B të UEFA Nations League. Para nisjes drejt Qipros, për FSHF TV folën futbollistet Arbiona Bajraktari, Qëndresa Krasniqi dhe Ezmiralda Franja, të cilat theksuan se skuadra është përgatitur mirë, ka besim dhe do të japë maksimumin...