Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Litari këputet duke u tërhequr dhe zullumi duke u trashur”, Dervishi: Raporti i ODIHR duhet parë si pasqyrë
“Ky raport duhet parë si pasqyrë, jo si dylbi dhe as si lente. PS mund ta përdorë si dylbi për të thënë se nuk sheh asgjë, PD mund ta shohë si lente për të fokusuar një pjesë, por nëse e sheh si pasqyrë, aty ka shumë për të reflektuar”. Kështu u shpreh në gazetari Lutfi Dervishi në një studio televizive teksa u analizua raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR. Ai paralajmëroi se mungesa e reflektimit nga mazhoranca është një sinjal i rrezikshëm për demokracinë. “Litari këputet duke u tërhequr dhe zullumi duke u trashur. Vjen një moment që nuk e kontrollon më dot. Historia ka treguar se vjen dita e ballafaqimit”, tha Dervishi. Dervishi theksoi se vendi ndodhet në një moment kritik, kur Bashkimi Europian kërkon me...