Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Sabotim i SPAK-ut?! Korreshi: Pajisja e AKEP përgjonte oficerët e BKH-së…
Javën e kaluar kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani paraqiti në Kuvend raportin vjetor për vitin 2024 të institucionit të drejtësisë. Një nga pyetjet që e kapi të papërgatitur Altin Dumanin, ishte ajo e bërë nga deputeti i PD-së, Saimir Korreshi. Ky i fundit e pyeti kreun e SPAK nëse kishte informacion që punonjës të AKEP kishin përgjuar strukturën e famshme, që do të hetonte krimet zgjedhore dhe a është vendosur një pajisje që përgjonte oficerë të BKH dhe punonjës të SPAK. Altin Dumani u përgjigj duke thënë se nuk kishte informacion dhe se nuk donte ta komentonte këtë gjë. Në një lidhje direket për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku marrë shkas nga kjo diskutohet tema e përgjimeve, Saimir Korreshi i mëshoi pyetjes së tij...