Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet
Analisti Preç Zogaj, duke komentuar gjetjet kryesore të raportit të OSBE/ODIHR-it për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se, përveç fakteve që tregojnë se zgjedhjet nuk ishin të barabarta, vëzhguesit nuk sollën të dhënat e tyre për shitblerjen e votave dhe incidentet zgjedhore, duke e lënë fajin jetim për këto dy aspekte të rëndësishme të zgjedhjeve. “Janë realiste të gjitha dhe është pjesa më e fortë e raportit se ka mori faktesh konkrekte që në lidhje thonë se zgjedhjet ishin të pabarabarta. Problemi më i madh i zgjedhjeve në Shqipëri, edhe brenda partive, është pabarazia. Barazia është element shumë i rëndësishëm. Këtu janë renditur aktivitete të PS që nuk lejohen, një akuzë për shkelje të barazisë...