Celibashi: Asnjë provë për tjetërsim procesi! PS mori një mandat në Vlorë nga Diaspora

Celibashi: Asnjë provë për tjetërsim procesi! PS mori një mandat në Vlorë nga Diaspora

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi komentoi për ‘Real Story’ votën e Diasporës në fazën postzgjedhore të analizimit të procesit dhe cilësisë së zgjedhjeve të 11 majit. Celibashi tha se vota e Diasporës ishte sukses dhe se nuk ka asnjë provë për tjetërsimin e saj. Sa i takon procesit në shtetin fqinj Greqi, Celibashi tha se nuk ka prova që vërtetojnë cënimin e procesit atje dhe se qarku i cili pati ndikim nga vota e Diasporës ishte qarku i Vlorës ku PS mori një mandat më tepër. “Vota e Diasporës vota 10. Vazhdojmë të kemi debate me kompaninë por lidhet për aspekte që nuk kanë të bëjnë me integritetin e votës. Vazhdon të jetë një ccështje në diskutim. Dikush që pretendon të kundërtën do të duhet të demostrojë...