Raporti i ODIHR për votën e diasporës, Xhixho: U keqmenaxhua nga mazhoranca

Raporti i ODIHR për votën e diasporës, Xhixho: U keqmenaxhua nga mazhoranca

Raporti i OSBE/ODIHR ka vlerësuar votën e diasporës për zgjedhjet e 11 majit, e cila për herë të parë ishte aktive. Lidhur me këtë koment të bërë në raportin e ODIHR, deputetja e PL, Erisa Xhixho, e ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, tha se vota e diasporës ishte diçka shumë pozitive, por që u keqmenaxhua nga mazhoranca. “Menaxhimi dhe implementimi i votës linte për të dëshiruar. Për të gjitha zarfat PS i porosiste të shkonin në një adresë dhe të plotësoheshin aty. Pra, përdorimi i votës së diasporës, mënyra se si PS e instrumentalizoi dhe e menaxhoi, për mua ishte një dështim i madh i menaxhimit të votës së diasporës. Ti kishe administratën publike ku secili prej tyre duhej të...