Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lubonja pas raportit të OSBE/ODIHR: Shqipëria, nën kontrollin e partisë-shtet
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke theksuar se dokumenti i publikuar sot nxjerr në pah dominimin e një “partie-shtet” që kontrollon institucionet dhe përdor pushtetin për avantazh elektoral. Sipas Lubonjës, raporti i ODIHR pasqyron qartë problematikat thelbësore që e deformojnë garën zgjedhore në Shqipëri: “Përdorimi i administratës, presioni mbi punonjësit publikë, përdorimi i parave të buxhetit, faljet e gjobave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar – të gjitha këto e prishin barazinë e garës.” Ai theksoi se problemi nuk qëndron te Kodi Zgjedhor, por te mënyra se si pushteti politik e përdor sistemin në interes të vet. “Nuk është më çështje kodi. Edhe me këtë kod, Rama pati avantazh,...