EUROPA LEAGUE, 45′ e para: Roma befasohet në shtëpi nga çekët, Lille nga grekët

EUROPA LEAGUE, 45′ e para: Roma befasohet në shtëpi nga çekët, Lille nga grekët

23 Tetor 2025 21:50 Telesport Janë mbyllur 45 minutat e para në takimet e mbrëmjes në Europa League, të vlefshme për javën e tretë. Në “Olimpico”, Roma po mundet 0-2 nga çekët e Plzen, të cilët shënuan dy gola për 3 minuta me Adu 20′ dhe Soare 23′. Një tjetër rezultat surprizë vjen edhe nga Franca, aty ku Lille po mundet 0-3 nga PAOK. Në sfidat e tjera, Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës po mundet 1-0 në transfertë ndaj Malmo. Rezultatet e plota: Roma-Plzen 0-2Lille-PAOK 0-3Malmo-Dinamo Zagreb 1-0Celta Vigo-Nice 1-1Celtic-Sturm Graz 0-1Feyenoord-Panathinaikos 1-1Freiburg-Utrecht 2-0Nottingham Fores-Porto 1-0Maccabi Tel Aviv-Midtjylland 0-1Young Boys-Ludogorets 1-1