Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Pas anulimit të Vijareal- Barça, në pikëpyetje edhe Komo -Milan
Pas anulimit të ndeshjes së La Ligës midis Villarreal dhe Barcelonës, fillimisht e planifikuar për në Miami, mundësia që AC Milan vs Komo të luhet në Perth të Australisë në shkurt të vitit 2026 është vënë në shqyrtim. Disa lojtarë e kanë kundërshtuar hapur këtë opsion, përfshirë lojtarët e AC Milan, Maignan dhe Rabiot, ndërsa Masimiliano Alegri komentoi pa u ekspozuar shumë: “Nëse luajmë në Itali, edhe më mirë, përndryshe do të shkojmë në Australi. Thjesht duhet të vendosim shpejt që të mund të organizohemi”, tha ai në një konferencë për shtyp. Ndeshja e planifikuar për në shkurt, që përkon me pushtimin e San Siros nga Lojërat Olimpike Dimërore, nuk ka gjasa të luhet në anën tjetër të botës, sipas Guardian, pavarësisht miratimit të UEFA-s....