Zuckerberg humb durimin, Meta ndërmerr shkurtime masive

Zuckerberg humb durimin, Meta ndërmerr shkurtime masive

Gjiganti i teknologjisë Meta ka njoftuar se do të shkurtojë rreth 600 vende pune në njësinë e saj të Inteligjencës Artificiale, si pjesë e një riorganizimi që synon të thjeshtojë strukturën drejtuese dhe të përmirësojë efikasitetin operativ. Sipas raportimeve të CNBC, lajmi u bë publik nga drejtori i njësisë së Inteligjencës Artificiale, Alexandr Wang, i cili iu bashkua kompanisë në muajin qershor, pas një investimi prej 14.3 miliardë dollarësh të Meta-s në Scale AI. Shkurtimet pritet të prekin sektorë të rëndësishëm, përfshirë AI Infrastructure dhe FAIR (Fundamental Artificial Intelligence Research). Punonjësit që do të largohen do të kompensohen me 16 javë pagë bazë, si dhe dy javë shtesë për çdo vit pune në kompani. Ky vendim vjen në një moment kur CEO Mark Zuckerberg ka...