Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fiks Fare/ Bishani, fshati ku banorët bëjnë akrobaci nëpër tuba për të shkuar në arat e tyre
Në buzë të autostradës Fier–Vlorë ndodhet fshati Bishan, por për banorët e tij, autostrada Fier–Vlorë është bërë një pengesë e madhe. Prej ndërtimit të saj në vitin 2009, rreth 100 familje nuk kanë më asnjë rrugë për të shkuar në tokat e tyre bujqësore. Emisioni “Fiks Fare” shkoi për të parë nga afër situatën, ku zbuloi një skenë që s’e imagjinon dot askush. Për të shkuar në ara, duhet të futesh nëpër një tub kullues, të ngushtë e të errët, duke u përkulur si “filipinët në xhungël”, siç shprehen vetë banorët. “Ne ju kemi thirrur se s’kemi rrugë për te tokat tona. Na ndan autostrada në mes. Kalojmë vetëm përmes asaj tombine, me krahët plot ngarkesë,” – tregon një nga banorët.Një tjetër shton: “Gruaja ime...