Raporti i OSBE/ODIHR, Boçi: Zgjedhjet duhet të përsëriten, Shqipëria ka nevojë për qeveri teknike

Raporti i OSBE/ODIHR, Boçi: Zgjedhjet duhet të përsëriten, Shqipëria ka nevojë për qeveri teknike

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në emisionin Off the Record me gazetarin Andrea Danglli.  Boçi e cilësoi dokumentin si “njërin ndër raportet më të rënda të viteve të fundit”, duke theksuar se gjetjet e tij konfirmojnë deformimin e procesit zgjedhor dhe mungesën e pluralizmit real në vend.  “Është një nga raportet më të rënda, jo thjesht nga përvoja ime, por nga pikat që ka ndarë. Pika më thelbësore është ajo që përmendet edhe në raportin e katër viteve më parë, njësimi i partisë me shtetin. Kjo tregon se gjithçka është shkatërruar dhe pluralizmi është vetëm formal”, deklaroi Boçi.  Sipas tij, edhe pse dita e votimit ka qenë e qetë, raporti nënvizon raste intimidimi ndaj kandidatëve dhe votuesve.  “Aty mungonte vetëm paragrafi ‘Rama vodhi...