Raporti i OSBE/ “Pushteti luajti 11 kundër 7”, Maliqi paralajmëron opozitën: Zgjedhjet e 11 majit, kambanë alarmi

Raporti i OSBE/ “Pushteti luajti 11 kundër 7”, Maliqi paralajmëron opozitën: Zgjedhjet e 11 majit, kambanë alarmi

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit ka ndezur sërish debatin politik në vend. I ftuar në një studio televizive, ish-deputeti Lefter Maliqi, reagoi ashpër duke deklaruar se gjetjet e raportit e bëjnë procesin të pavlefshëm. “Këto de facto janë zgjedhje që nuk njihen,” tha Maliqi, duke argumentuar se përdorimi i burimeve shtetërore dhe intimidimi i votuesve, të konfirmuara edhe nga OSBE, përbëjnë një “masakër elektorale”. Ai e përshkroi garën si një ndeshje futbolli të pabarabartë, ku opozita luante me “shtatë-tetë lojtarë” kundër 11 lojtarëve të pushtetit. Maliqi shtoi se ai personalisht kishte denoncuar raste konkrete të abuzimit me administratën te vëzhguesit e OSBE/ODIHR gjatë fushatës, por këto denoncime nuk kanë marrë përgjigje nga drejtësia vendase. Ai shprehu shpresën se ky raport do...