Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Të indinjuar që një klub si Aston Villa justifikon rezultatin me situata të pavërteta”, Skënderbeu mohon akuzat e anglezëve: Ishin drejtuesit e tyre ata që na trajtuan me mosrespekt
KF Skënderbeu ka reaguar kundër vendimit të UEFA-s për të çelur një çështje disiplinore kundër tyre. Shkak është bërë pretendimi i klunit Aston Villa për thirrje raciste në sfidën e UEFA Youth League mes ekipeve respektive U19, e cila përfundoi në baraspeshë 1-1. Bardhekuqtë kanë mohuar kategorikisht akuzën e ngritur ndaj tyre dhe fton drejtuesit e klubit anglez që të publikojnë pamjet filmike të ndeshjes, për të cilën kishin të drejtën e transmetimit. Gjithashtu, kF Skënderbeu ka argumentuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se delegatët e takimit dhe arbitrat nuk kanë dëshmuar asnjë shkelje disiplinore në raportin e tyre. “Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është njohur sot me vendimin e UEFA-s për hapjen e çështjes disiplinore për korre raciste në Komisionin e Etikës dhe Disiplinës për...