Nations League (femra), trajneri Grima i bindur: Fitojmë ndaj Qipros

Nations League (femra), trajneri Grima i bindur: Fitojmë ndaj Qipros

Shqipëria e vajzave zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës “play-out” kundër Qipros, e vlefshme për qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League. Skuadra kuqezi zbriti pasditen e sotme në fushën e stadiumit “Antonis Papadopoulos”, ku do të zhvillohet ndeshja e nesërme në orën 18:00 (CET). Në prag të kësaj sfide, trajneri Armir Grima ka folur për fshf.org duke treguar gjendjen e skuadrës, mungesat dhe objektivin e qartë të ekipit, që është fitorja. “Është një stërvitje ambientuese me stadiumin, ku vajzat po ambientohen me fushën ku do të luajnë nesër. Gjendja është e mirë, përjashto dëmtimin e Fortesa Berishës dhe problemin që kishim me Erjona Emerllahun. Ne jemi besimplotë, kemi dëshirë, vajzat kanë dëshirë dhe entuziazëm dhe mendoj se duhet të...