“OSBE/ODIHR e konfirmoi”, Tabaku: Shqipëria nuk pati zgjedhje të lira, raporti të mos mbyllet në sirtarët e qeverisë

“OSBE/ODIHR e konfirmoi”, Tabaku: Shqipëria nuk pati zgjedhje të lira, raporti të mos mbyllet në sirtarët e qeverisë

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit, duke theksuar se Shqipëria nuk pati zgjedhje me kushte të barabarta. Sipas saj, raporti është provë se zgjedhjet janë kthyer në mjet për mbajtjen e pushtetit, ku mungon gara e ndershme dhe përdoren administrata, buxheti dhe mediat publike për fushatë. Tabaku nënvizon se raporti flet për përdorim të gjerë të burimeve shtetërore, mungesë transparence në financim dhe kontroll të medias, duke e cilësuar qeverinë si autor të këtij deformimi demokratik. Si kryetare e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, ajo kërkon që raporti të mos fshihet në sirtarët e qeverisë, por të hapet një debat publik serioz mbi gjetjet e OSBE/ODIHR dhe mbi procesin e integrimit europian.Reagimi i...