Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Raporti i plotë i ODIHR/ Patronazhim, krim i organizuar, ja çfarë u gjet nga zgjedhjet e 11 majit
OSBE ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit. Ashtu siç dhe pritej, në raport theksohet qartë se Partia Socialiste përdori të gjitha resurset shtetërore në favor të saj për të fituar zgjedhjet. Përdorimi administratës publike mbetet një nga problemet kryesore, duke e avantazhuar në mënyrë të padrejtë partinë në pushtet. Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR flet për blerje masive votash, për shantazhe dhe për kërcënime. Sipas vëzhguesve të ODIHR, kërcënimet u bënë nga patronazhistët dhe krimi i organizuar. Madje në disa raste në raport, patronazhistët denoncohen si një model që bie ndesh me praktikat kombëtare dhe ndërkombëtare. Nuk lihet pa përmendur as fakti më flagrant i faljes së gjobave pak ditë para zgjedhjeve, një vendim ky që cënon rëndë garën...