Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Balluku jep lajmin pasi inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Do jetë gati për festat e fundvitit
Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet për autostradën Tiranë-Durrës. Balluku dha lajmin se në fund të këtij viti, autostrada me 4 korsi nga të dyja anët do të jetë gati për qytetarët. “Ndodhemi në fazën e dytë të kantierit. 3 korsi nga të dyja krahët plus emergjenca. Kemi dy nyjet lidhëse, ura e Laknasit dhe hyrja për në Rinas. Ne shpresojmë ta dorëzojmë për akses në fund të muajit dhjetor për fundvit. Nga 4 korsitë, do duhet të kalojë në pjesën e ngushtë, edhe rruga e Kasharit është në planet tona për tu zgjedhuar. Besoj që qytetarët kanë treguar për mirëkuptim për trafikun, nëse ata sot do të marrin lajmin që faza e parë dhe e dytë do hapet deri në fund të këtij viti, do ndihen të lehtësuar”-tha Balluku.