Lezha nderon 154-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, ndahen Çmimet Letrare 2025

Lezha nderon 154-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, ndahen Çmimet Letrare 2025

Në Lezhë u përkujtua 154-vjetori i lindjes së poetit kombëtar, At Gjergj Fishta, figurë madhore e letërsisë dhe kulturës shqiptare. Me këtë rast u mbajt edhe edicioni i vitit 2025 i ndarjes së Çmimeve Letrare “At Gjergj Fishta”, një traditë që prej vitesh bashkon krijues nga mbarë hapësira shqiptare. Në këtë edicion morën pjesë 80 autorë me libra poetikë, vepra në prozë dhe përkthime letrare, të cilët u vlerësuan nga një jurí e përbërë nga Rudolf Marku kryetar, Ernestina Halili dhe Bajram Kosumi anetare. Ne fjalen e tij gjate ceremonise se ndarjes se cmimeve, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, dhe kryetari i jurisë, Rudolf Marku, thane se ky çmim është ndër më të lakmuarit në letërsinë shqipe, pasi mban emrin e një prej figurave...