Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Gruaja e burrit tim”/ Në teatrin “Bylis” në Fier, komedia me regji të Kiço Londos
Teatri “Bylis” në Fier ka mirëpritur mbrëmjen e djeshme një nga komeditë më të suksesshme të skenës shqiptare, “Gruaja e burrit tim”, nën regjinë e Kiço Londos. Salla ishte e tejmbushur me spektatorë që shijuan me shumë entuziazëm një mbrëmje plot të qeshura dhe emocione. Në fillim të shfaqjes, dy gra, pa e ditur për njëra-tjetrën, telefonojnë policinë për të raportuar zhdukjen e burrit të tyre. Në fakt, burri është shtruar në spital pasi ka pësuar një sulm, teksa ka tentuar të mbrojë një zonjë të moshuar nga dy banditë. Nga ai moment, fillon një seri situatash plot keqkuptime dhe gënjeshtra komike, ndërsa taksisti përpiqet të fshehë sekretin e tij të madh, bigaminë. Falë një trupe aktorësh të përzgjedhur me kujdes, interpretimet e Denada Llanajt,...