Vrau 33-vjeçarin për ekspresin e fikur, ky është Daniel Pepa, ende në arrati

Vrau 33-vjeçarin për ekspresin e fikur, ky është Daniel Pepa, ende në arrati

daniel pepa DURRËS- Personi që shihni në foton është 21-vjeçari Daniel Pepa, i cili është shpallur në kërkim nga policia për vrasjen 33-vjeçarit Flori Paluçi. Pepa vrau Paluçin pas një sherri në një lokal për një kafe, ngjarje e ndodhur më 22 tetor rreth orës 01:45.  Lidhur me ngjarjen janë vënë në pranga 4 persona, Ergi Kadiu, Taulant dhe Emirjan Beqja dhe Erald Cani, ndërkohë që në kërkim mbetet autorit i vrasjes së Flori Paluçit, Daniel Pepa. Personat e arrestuar akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe moskallëzim krimi.  Çfarë ndodhi në lokal Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulën në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit. Kamerieri Alteo Pepa ishte ulur me Flori Paluçin, 33 vjeç, dhe i thotë dy të...