Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Plasin arrestimet për abuzimet me fondet bujqësore në Greqi, ndërsa hajdutët e fondeve IPARD në Shqipëri shijojnë paratë
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar të martën në mëngjes në disa rajone të Greqisë, ku janë arrestuar 37 persona të përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi me subvencionet bujqësore të Bashkimit Europian. Operacioni është drejtuar nga Njësia e Krimeve të Organizuar, e njohur si “FBI-ja greke” dhe është zhvilluar në Selanik, Pella, Janinë, Atikë dhe Kretë, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik Europian (EPPO). Hetimet kanë zbuluar një rrjet kriminal që, përmes deklaratave të rreme në agjencinë e subvencioneve bujqësore OPEKEPE, ka përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 20 milionë euro fonde nga BE, prej të cilave të paktën 5 deri në 10 milionë janë marrë në mënyrë abuzive. Sipas autoriteteve, personat e arrestuar nuk janë fermerë apo prodhues realë, por...