Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Asnjëherë më mirë se kaq! Egnatia thyen rekordin e pikëve në shtatë javët e para
Nga një nisje e vështirë drejt një forme që po merr përmasat e një skuadre të konsoliduar, Egnatia po tregon se edhe kur nuk fiton, mbetet e qëndrueshme dhe konkurruese. Barazimi i fundit ndaj Dinamos në shtëpi nuk është parë si dramë në kampin e kampionëve, edhe pse i dha fund një serie prej katër fitoresh radhazi në kampionat. Për trajnerin Edlir Tetova dhe grupin e tij, më e rëndësishme se rezultati i një ndeshjeje të vetme është fakti që skuadra ka hyrë në ritmin e duhur, me identitet të qartë loje dhe qëndrueshmëri në performancë. Në një kampionat të gjatë dhe të lodhshëm, luhatje të vogla janë të pashmangshme, por ajo që e dallon këtë Egnatia është mënyra si i përballon ato. Barazimi me...