Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
ODIHR ‘fundos’ 11 majin: Rama shkeli hapur ligjin shqiptar dhe Dokumentin e Kopenhagenit
ODIHR ‘fundos’ 11 majin: Rama shkeli hapur ligjin shqiptar dhe Dokumentin e Kopenhagenit Raporti i OSBE/ODIHR gropos në mënyrë përfundimtare procesin e 11 majit. Sipas raportit, Edi Rama përdori shtetin në mënyrë antiligjore në fushatë, duke falur gjoba dhe duke shpërndarë bonuse për votuesit. Edhe pse konkurrentët zhvilluan fushatë lirshëm dhe votuesit kishin zgjedhje midis alternativave politike, fusha e lojës ishte e pabarabartë, me partinë në pushtet që përfitonte nga përdorimi i burimeve administrative dhe ndikimi institucional. Ligji ndalon përdorimin e burimeve të shtetit për fushata, por lejon kandidatët të kryejnë detyrat e tyre zyrtare gjatë fushatës. Pak para dhe gjatë periudhës së fushatës, ministrat dhe kryeministri morën pjesë në ngjarje zyrtare, kryen inspektime të objekteve, promovuan dhe nisën projekte investimi dhe infrastrukture, duke kontribuar...