Betohen 42 gjyqtarë të rinj, kreu i KLGJ: Nëse keni integritet, misoni është përmbushur

Betohen 42 gjyqtarë të rinj, kreu i KLGJ: Nëse keni integritet, misoni është përmbushur

Magjistratët ishin emëruar që në fund të korrikut, por për shkak të vlerësimit që u duhej bërë gjyqtarëve ekzistues në gjyqësor, shpërndarja e tyre në 11 institucionet ku ata tanimë do të japin drejtësi u bë me vonesë. “Duhet të keni një barazi të drejtësisë së ligjit dhe drejtësisë hyjnore. Do të jeni vëmendja e të gjithëve, jo ju personalisht, por profesioni juaj. Vendimi që do të merrni ka shumë rëndësi. Krijoni personalitetin tuaj në raport me integritetin. Nëse keni integritet, misioni është përmbushur. Mos jini krenarë ende për veten tuaj, koha do të tregojë sa krenarë do të jeni”, tha Ilir Rusi, kreu i KLGJ. Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani, rikujtoi gjyqtarin e vrarë në sallën e gjyqit, Astrit Kalanë. Dua gjithashtu edhe t’ju...