Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Mos i mësoni fëmijët tuaj të kenë frikë nga bota
Kur të flisni me fëmijët tuaj për një kërcënim, sigurohuni që ta ruani proporcionalitetin. Nga Arthur C. Brooks Nëse jeni prind, frika juaj më e madhe në jetë është se mos i ndodh diçka njërit prej fëmijëve tuaj. Sipas një sondazhi të vitit 2018 nga “OnePoll”, prindërit në SHBA shpenzojnë mesatarisht 37 orë në javë duke u shqetësuar për fëmijët e tyre. Dhe shqetësimi kryesor ka të bëjë me sigurinë e tyre gjatë rikthimit në shkollë. Ky shqetësim është logjik, nëse besoni se siguria është një themel që duhet vendosur, përpara se të merreni me probleme të tjera. Efektet e këtij ankthi në sjelljen moderne të prindërimit, mund të shihen fare qartë. Sipas një raporti të vitit 2015 nga Qendra Kërkimore Pju, prindërit thonë se...