Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasje makabër në Itali, biznesmeni italian goditet 15 herë me thikë në mes të rrugës, policia ende në kërkim të autorit
Një sipërmarrës 39-vjeçar italian u vra mbrëmë rreth orës 1:30 të mëngjesit në kufirin midis Torinos dhe Collegnos. Marco Veronese, banor i Collegnos dhe pronar i një kompanie mbikëqyrjeje me video, u sulmua dhe u vra në Via Sabotino dhe trupi i tij u gjet me të paktën 12-15 plagë thike. Ai ishte ndarë së fundmi dhe ishte baba i tre fëmijëve. Veronese u vra jashtë shtëpisë së prindërve të tij, ku ishte kthyer për të jetuar pas ndarjes me bashkëshorten. Me shumë mundësi ishte një pritë. Një fqinj dëgjoi britmat e tij në rrugë: “Çfarë po bën, o kopil?” Sipas hetimeve fillestare, viktima u godit me thikë 12-15 herë në gjoks nga një sulmues i panjohur. Një kalimtar ngriti alarmin dhe menjëherë telefonoi 911....