Firmosi shembjen e Teatrit Kombëtar, Rama shpërblen violinisten me postin e zëvendësministres së Arsimit

Firmosi shembjen e Teatrit Kombëtar, Rama shpërblen violinisten me postin e zëvendësministres së Arsimit

Shërbëtorët e bindur e të nënshtruar të Edi Ramës gjithmonë shpërblehen. Kushdo që i ka vënë fytyrën apo firmën punëve të pista të shefit të Rilindjes, ka marrë diçka prej pushtetit të tij. Kjo është një trajektore që ne kemi parë prej kohës kur ai ishte në bashki dhe deri më sot kur drejton Shqipërinë prej 13 vitesh. Siç mëson Lapsi.al, në mbledhjen e sotme të qeverisë, Herida Duro është emëruar zëvendësministre e Arsimit. Një violiniste me profesion që do të bëjë dhe implementojë politika në fushën e arsimit. Diçka që bën pak sens, por oborri i pushtetit të Ramës ka parë plot çudi të tilla. Është gati normalitet katapultimi i njerëzve në këtë formë. Por arsye thelbësore e emërimit të saj në postin e...