Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Projekti i fundit i artistit përpara se të ndërronte jetë/ Shfaqet “Kolltuku”, filmi i fundit i Naun Shundit
“Kolltuku” është projekti i fundit i artistit Naun Shundi, me një rol që e luajti pak muaj para ndarjes nga jeta, teksa luftonte me sëmundjen e pashërueshme. “Që kur e mori përsipër si projekt, që të bësh një film në gjendje që Bebi ishte, në prag të një lufte me një sëmundje të keqe, ishte një aventurë për mua. Por, ai zgjodhi që të bënte këtë lloj jete, të ishte deri në pasionin dhe në atë që ai dinte të bënte shumë mirë me dinjitet”, tha Raimonda Shundi. Filmi me metrazh të shkurtër është një komedi e zezë që bën bashkë aktorë të mëdhenj të kinematografisë, si Zamira Kita, Niko Kanxheri dhe Romir Zalla, nën regjinë e Enxhi Rasës, që me këtë projekt prezantohet për...