“Nuk ke kuptuar ligjin”/ Rama kritikon kryebashkiakun e Kuçovës: Pse nuk e ke dorëzuar hartën e zonave prioritare?!

“Nuk ke kuptuar ligjin”/ Rama kritikon kryebashkiakun e Kuçovës: Pse nuk e ke dorëzuar hartën e zonave prioritare?!

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryetarin e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, gjatë një takimi për zbatimin e Paketës së Maleve, një nismë që synon zhvillimin ekonomik të zonave malore. Rama e kritikoi kryebashkiakun për mosdërgimin e hartës së zonave prioritare në qeveri, duke e akuzuar se nuk e ka kuptuar si funksionon procesi ligjor. Replikat: Rama: Ti kreshnik psh ca të ka penguar që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri. Pse nuk e ke dorëzuar, ku e ke dorëzuar? Kreshnik Hajdari: I kemi shpallur zonat prioritere ne kryeministër Rama: Zonat ti i identifikon, i çon te ministri i Pushtetit vendor dhe ministri ja jep tryezës së qeverisë për të dhënë miratimin. Kreshnik Hajdari: Jemi duke pritur përgjigjen nga ASHK...