Bordin: Jemi gati të përballemi me Vllazninë

Bordin: Jemi gati të përballemi me Vllazninë

Roberto Bordin, trajneri italian i bardhebluve nuk e shikon të pamundur suksesin me Vllazninë nesër në program për javën e tetë Abissnet Superiore (17:00). Në daljen e zakonëshme një ditë para ndeshjes së Tiranës, tekniku vlerëson Vllazninë mirpo nga ana tejetër shton se Tirana do të bëjë maksimumin për të dalë me pikë nga kjo klasike. Bordin: “Jemi përgatitur shumë mirë, sigurisht kemi një ndeshje me ekipin e parë në klasifikim dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, do të jetë ndeshje në shtëpi për ta dhe ka rëndësinë e saj edhe kundër të parëve në klasifikim, por kemi marrë një fitore dhe barazim dy ndeshjet e fundit dhe do të tentojmë të bëjmë një performancë shumë të mirë. Duke parë performancën e ndeshjes...