Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama: Kampet, zgjidhja e vetme! Kryeministri shpjegon për BBC refuzimin e marrjes së emigrantëve nga Britania
Ekipi i përbashkët mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe ka qenë çelësi i suksesit për të ndaluar trafikun e emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufijtë me gomone. Në një intervistë për BBC, Kryeministri Edi Rama shpjegoi se shkëmbimi i informacioneve në kohë reale mes dy vendeve ishte zgjidhja e duhur për të ulur ndjeshëm emigrimin e paligjshëm. “Për një kohë të gjatë, informacioni zvarritej nëpër kanale të ndryshme, kështu që shpejtësia e reagimit ishte krejtësisht e papranueshme. Agjencitë kishin shumë keqkomunikim, prandaj gjithmonë kam thënë: dëgjoni, nëse duam sukses në këtë, duhet të përgjigjemi njëlloj. Duhet të jemi po aq të shpejtë sa ata, dmth trafikantët. Prandaj dhe ju thashë, sillni disa nga njerëzit tuaj në Shqipëri dhe ne nisim punën, dhe ne sjellim disa...