Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Shuplaka’ e ODIHR për patronazhistët e Ramës: Blerje masive votash, shantazhe dhe kërcënime nga krimi i organizuar
Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR flet për blerje masive votash, për shantazhe dhe për kërcënime. Sipas vëzhguesve të ODIHR, kërcënimet u bënë nga patronazhistët dhe krimi i organizuar. Madje në disa raste në raport, patronazhistët denoncohen si një model që bie ndesh me praktikat kombëtare dhe ndërkombëtare. “ODIHR mori raporte të shumta për presion mbi punonjësit lokalë nga drejtuesit e tyre për të mbështetur ose marrë pjesë në fushatën e PS-së. Edhe pse PS organizoi disa aktivitete fushate të drejtuara ndaj grave, u ngritën shqetësime se disa pjesëmarrës ishin udhëzuar nga punëdhënësit e tyre në sektorin publik të merrnin pjesë. Shumë nga interlokutorët e ODIHR shprehën shqetësime për ndikimin e rrjeteve të patronazhit në të gjithë vendin, duke akuzuar se premtimet për punësim të ardhshëm në...