Policia gjermane qëllon gabimisht një ushtar gjatë një stërvitje

Policia gjermane qëllon gabimisht një ushtar gjatë një stërvitje

Një ushtar u qëllua nga policia gjatë një stërvitjeje në shkallë të gjerë të Bundeswehr-it, forcave të armatosura të Gjermanisë, në qytetin jugor bavarez të Erding, thanë zyrtarët gjermanë të mërkurën. Një zëdhënës i Komandës Operacionale të Bundeswehr-it i tha medias gjermane, se një keqkuptim kishte çuar në një të shtënë midis trupave që merrnin pjesë në stërvitje dhe policisë që ishte thirrur nga banorët vendas. Ushtari është liruar që atëherë nga spitali, ku u trajtua për lëndime të lehta, sipas zëdhënësit dhe policisë lokale, transmeton Telegrafi.Si pjesë e një stërvitjeje të quajtur Marshal Power, Bundeswehr aktualisht po kryen një stërvitje që përfshin rreth 500 policë ushtarakë, si dhe qindra ndihmës të parë nga policia, shërbimet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit. Stërvitjet po zhvillohen në...