Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Britania e Madhe vendos sanksione ndaj rrjetit kriminal në Kosovë, akuza për falsifikim dokumentesh
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka shpallur sanksione ndaj disa grupeve kriminale të përfshira në kontrabandën e njerëzve përmes rrugëve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë një rrjet të falsifikimit të dokumenteve me bazë në Kosovë, i njohur si “Rrjeti Krasniqi”. Rrjeti “Krasniqi”, me bazë në Kosovë, dyshohet për prodhimin e pasaportave, kartave të identitetit dhe patentë-shoferëve të falsifikuara për më shumë se 50 shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet britanike kanë vlerësuar se grupi ka ndihmuar bandat ballkanike të lehtësojnë kalimin e paligjshëm të migrantëve drejt Evropës Perëndimore. Në listën e sanksioneve janë përfshirë disa anëtarë të rrjetit, mes tyre Burim Krasniqi (i identifikuar si udhëheqës), Arif dhe Valon Krasniqi, Sami Duriqi, Granit Avdyli, Nexhmije Selmani, Endrit dhe Shkëmbim Ermellahu. Ata janë përfshirë në prodhimin, shpërndarjen dhe sigurimin e pajisjeve për falsifikim...