Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dosja “Partizani”/ Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirimin e pasurive të sekuestruara nga SPAK
argita dhe jamarber malltezi TIRANË- Argita dhe Jamarbër Malltezi, respektivisht vajza dhe dhëndri i kreut të Partisë Demokratike, ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë depozituar një kërkesë për lirimin e pasurive, të bllokuara për llogari të dosjes “Partizani”. Bëhet fjalë për 25 pasuri të sekuestruara nga SPAK para dy vitesh, nga të cilat, 16 apartamente, vilë, truall, disa llogari bankare dhe kuotat e tij në disa shoqëri tregtare. Në mars, Gjykata Kushtetuese refuzoi ankimimin e tyre për kthimin e këtyre pasurive, duke mos lejuar që çështja të kalojë në seancë plenare. Pas arrestimit të Malltezit, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi këto pasuri në masën e sekuestros. Në vitin 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me kërkesë të...