ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit, Rama dhe PS nën akuzë për manipulim dhe intimidim të votuesve

ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit, Rama dhe PS nën akuzë për manipulim dhe intimidim të votuesve

Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka publikuar raportin final për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri, duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si u zhvilluan ato dhe për sjelljen e Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas raportit, zgjedhjet ishin konkurruese dhe teknisht të organizuara, por u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar, ku partitë nuk gëzuan mundësi të barabarta. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe aktiviteteve institucionale gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë. Raporti thekson gjithashtu presionin ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike, si dhe përdorimin e rrjeteve të patronazhimit, rastet e mundshme të shit-blerjes së votave dhe ndikimin e elementëve kriminalë në disa parti....